Kosova rekomandon të shmanget pika kufitare në Jarinje, protestuesit serbë po pengojnë qarkullimin

28 janar 2025 | 23:17

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se sot, më datë 28 janar 2025, rruga në Kralevë, Serbi, është bllokuar nga protestues, të cilët po pengojnë qarkullimin e automjeteve.

Për të shmangur vonesat dhe problemet gjatë udhëtimit drejt pikës kufitare Jarinje, kjo qendër dhe Policia e Kosovës, këshillon udhëtarët që të përdorin pika të tjera kufitare deri në një njoftim të ri.

”Për më shumë informacione, mund të kontaktoni në numrat:
📞 045198000
📞 045198606
☎ Numri pa pagesë: 080050095

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
NATO-ja ka shprehur gatishmëri për të punuar ngushtë me Peter…