Kosova renditet e pesta në botë në Paragllajd

09 mars 2023 | 14:18

Fanol Shala, ka njoftuar për një sukses madhor të tij në sportin e Paragllajdit. Ai ka thënë se është renditur në vendin e 9-të në renditjen botërore.

Shala po ashtu theksoi se Kosova si shtet është e renditur në vendin e pestë. “Pas publikimit të pikëve nga FAI  e rifreskuar me 1 Mars 2023 renditem  në vendin e 9 (nëntë) në Botë dhe si shtet Kosova vendi qe unë përfaqësoj me shumë krenari renditet ne vendin e 5 në botë”, ka thënë Shala. Federata Botërore e Aeronautikës i ka publikuar rezultatet më 1 mars. Ndryshe, Fanol Shala, ka qenë pjesë e ekipit të Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit nga Kosova, që kanë marrë pjesë në operacionet e shpëtimit pas tërmetit në Turqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Granit Xhaka ka treguar se si trajneri Mikel Arteta e…