Kosova, renditet në vendin e shtatë në Evropian

21 maj 2021 | 16:06

Përfaqësuesja e Kosovës në karate, konkurrenca e femrave, ka përfunduar në vendin e shtatë në ekipore të Kampionatit Evropian “Poreç 2021”.

Vashat e Kosovës shënuan dy fitore, ndaj Polonisë dhe Malit të Zi, për të arritur deri në çerekfinale, ku u mundën nga Franca. Kosova priste rastin që përmes repesazhit të kërkonte medaljen e bronztë, por humbja e Francës në gjysmëfinale, ua pamundësoi vazhdimin tutje.

Vendi i shtatë nga 34 kombëtare pjesëmarrëse në ekipore vlerësohet sukses për Kosovën. Kampionatin nga afër po e ndjek edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në…