Kosova rikthehet me dy medalje nga Evropiani i boksit ‘Sofia 2022’
Ekipi i Kosovës në boks është përfaqësuar nga dy boksierë në Kampionatin Evropian U18 “Sofia 2022”, që u zhvillua në Bullgari.
Kosova u përfaqësua nga Taulant Jakupi dhe Donat Syla, ku të dy fituan medaljet e bronzta në këtë Evropian për të rinj.
Në fazën e gjysmëfinales, Jakupi në kuadër të kategorisë deri në 86 kilogramë pësoi humbje kundër boksierit nga Italia, Paolo Caruso.
Në anën tjetër, Syla në kuadër të kategorisë deri në 92 kilogramë u mposht në gjysmëfinale nga boksieri rumun Florian Ionita. Me këto humbje, të dy boksierët kosovarë nuk arritën të prekin finalen e kësaj gare, kështu duke fituar dy medalje të bronzta.
Dy medalje në mesin e 40 shteteve pjesëmarrëse me 402 boksierë është sukses i madh i boksit të Kosovës, ku më shumë se 25 shtete kanë mbetur pa medalje.