Kosova rrëmben medaljen e artë ekipore në Ballkanikun e Xhudos
03 shtator 2023
| 13:52
Pas tetë medaljeve të arta të fituara të shtunën në gara individuale, sukses të jashtëzakonshëm Kosova ka arritur edhe sot (e diel) në garën ekipore në këtë sport.
Xhudistët tanë kanë fituar medaljen e artën edhe në këtë kategori duke dominuar totalisht me pesë garues kundër Malit të Zi.
Laura Fazliu, Akil Gjakova, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka që të gjithë janë treguar të pa konkurrencë, duke mposhtur me lehtësi rivalët e tyre nga Mali i Zi./Kp