Kosova s’duhet të bëhet bllokuese e projekteve që vijnë nga ShBA-ja
Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka thënë se më nuk do të ketë dialog që konsiston në normalizimin e marrëdhënieve, por do të punohet për zgjidhjen politike të çështjes kyçe, që normalizimit t’i vihet kapak me njohjen e ndërsjellë në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka thënë se është edhe një variant tjetër më i pranueshëm për Serbinë, që Kosovës t’i hapet rruga për anëtarësim në OKB edhe pa njohjen formale nga Serbia, sipas modelit të koekzistimit të dy shteteve gjermane në vitet ’70, që fillimisht edhe ka shërbyer si model për ta filluar dialogun Kosovë – Serbi.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Maliqi ka theksuar se te faktorët kyçë ndërkombëtarë është pjekur ideja për të bërë një shtytje të shpejtë të asaj që quhet ‘arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse dhe të obligueshme mes dy vendeve’.
Sipas tij, Kosova nuk do të duhej të ishte bllokuese e projekteve që vijnë nga ShBA-ja.
Maliqi ka folur edhe për formimin e qeverisë, duke thënë se çështja e presidentit nuk e ka aktualitetin e menjëhershëm.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)