Kosova sërish aplikon për anëtarësim në Interpol
05 shkurt 2019
| 09:01
Republika e Kosovës edhe këtë vit ka aplikuar për t’u anëtarësuar në organizatën më të madhe të policisë ndërkombëtare, Interpol.
Këtë e ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re”, Mentor Tahiri, këshilltar i lartë politik dhe shef i kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa.
Ai ka treguar se kërkesa zyrtare për anëtarësim është bërë më 31 janar.
Tahiri ka vlerësuar se Policia e Kosovës i plotëson të gjitha kriteret për t’u anëtarësuar në Interpol.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)