Kosova sërish nikoqire e ‘Defender Europe’

12 janar 2024 | 13:53

Kosova do të jetë sërish nikoqire e ushtrimit ushtarak ndërkombëtar “Defender Europe” në vitin 2025.

Lajmin për “Dukagjinin” e ka konfirmuar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Pjesëmarrja në këtë ushtrim paraqet një angazhim të rëndësishëm për forcën ushtarake të Kosovës dhe një mundësi për të forcuar bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë në fushën e sigurisë.

“Defender Europe” është një ushtrim i madh me pjesëmarrje të shumë vendeve, dhe kthimi i Kosovës si nikoqire shënon një hap të rëndësishëm në përfshirjen e saj në strukturat ushtarake dhe sigurisë ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania e njohur në vend, “ALB-Architect” e ka marrë përsipër…