Kosova, sfidë e Vuçiqit për vitin 2021

05 janar 2021 | 12:07

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se një vit i vështirë e pret vendin që ai e drejton.

Në mesin e sfidave të 2021-ës ai ka përmendur luftën me koronavirusin dhe siç i quajti ai “presionet rreth Kosovës”.

“Nuk është një vit i lehtë për të luftuar me ‘kurorën’, presionet rreth Kosovës dhe Republikës Srpska janë përpara. Nuk është një vit i lehtë ekonomik përpara, sepse të gjithë do t’i kërkojnë ndihmë shtetit. Dhe shteti nuk është famulli dhe Serbia dha ndihmën më të madhe, proporcionalisht sipas buxhetit të saj. Padyshim që një vit i vështirë na pret, kemi shumë sfida para nesh”, ka thënë ai, raporton “Tanjug”.

Ndërsa sa i përket raportimeve për kandidatët e ardhshëm presidencialë Marinika Tepiq dhe Dejan Boiroga, Vuçiqi ka thënë se nuk i takonte atij të merrej me këtë çështje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, këtë të martë, është ndalur…