Kosova shënoi rritje në renditjen botërore të shteteve (Foto)
25 nëntor 2018
| 22:11
Dy fitoret e fundit të Kosovës në “Ligën e kombeve”, e kanë ngritur kombëtaren e Kosovës për 33 pozita.
Fillimisht, Kosova deklasoi Maltën 0-5, pastaj 4 me 0, shënoi fitore ndaj Azerbaijanit.
Kosova tani është ngritur për 33 pozita – duke u gjendur e 84’ta në renditjen e përgjithshme të shteteve në futboll.
Kosova ka kaluar në “Grupin C”, dhe në marsin e 2020-tës, do të luaj kundër Maqedonisë në gjysmëfinalen e Ligës së kombëve.