Kosova shënon Ditën e Tokës, Osmani kërkon angazhimin e institucioneve
Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së bashkëpunim me Zyrën e Presidencës, Komunën e Prishtinës, UNDP-në, Ambasadën e Luksemburgut, Ambasadën Japoneze, USAID dhe shumë partnerë zhvillimorë kanë shënuar të premten Ditët e Tokës në Kosovë.
Për të promovuar një mjedis pa mbeturina dhe potencialin e ekonomisë qarkore, në këtë ngjarje është prezantuar një strukturë e papërfunduar e lojërave, e cila është krijuar duke i ricikluar dhe i rindërtuar njësitë një pëdorimshe plastike.
Me këtë rast presidentja Vjosa Osmani është shprehur se institucionet janë të përkushtuar që të punojnë për problemet që lidhen më ndryshimet klimatike, mbeturina, shpyllëzimin dhe ndotjen e ujit. Në këtë kontekst, ajo ka thënë se ta mbrosh tokën do të thotë të mbrosh shëndetin, jetën dhe mirëqenien e njerëzve.
“Ka një kohë që kemi filluar me aktivitete që janë për tokën. Në disa hulumtime që janë bërë të sfidave më të mëdha me të cilat jemi duke u përballur, ka rezultuar që probleme lidhen më ndryshimet klimatike, mbeturina, shpyllëzimin dhe ndotjen e ujit, këto e prekin edhe vendin tonë. Një gjë duhet ta kemi të qarët në trajtimin e këtyre çështjeve vetë nuk mund të ja dalim, duhet të bashkëpunojmë. A kemi vullnet për të punuar në këtë drejtim? Konfirmoj se po. A kemi resurse? Konsideroj që na duhet bashkëpunim. Nuk ka asnjë alternativ tjetër. Të mbrosh tokën dhe mjedisin do të thotë, të mbrosh shëndetin, jetën dhe mirëqenien”, ka thënë ajo, raporton “EO”.
Ndërsa ministri e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se fal partnerëve është arritur që të ketë zhvillime në përmirësimin e mjedisit ku jetojmë.
Aliu ka theksuar se Kosova nuk ka qasje në fondet e Kombeve të Bashkuar për fatkeqësitë natyrore sikurse vendet e tjera. Sipas tij, Kosova është duke lobuar që të ketë qasje në këto fonde të tjera.
“Zhvillimet e pas luftës në Kosovë kanë qenë të shpejta. Sot po orientohemi drejt një qëndrueshmërie të duhur. Ne duhet t’i falënderojmë partnerët tanë, që na kanë ndihmuar shumë në draftimin e ligjeve që kanë të bëjë për mjedisin. E tëra është e pamjaftueshëm nëse nuk bashkëpunojmë me të gjithë qytetarët”.“Vendi ynë pavarësisht që po arrin t’i bëjë këto politika në mbrojtje të mjedisit, ne nuk kemi qasje në fondet e Kombeve të Bashkuar, jemi duke lobuar që të kemi qasje. Kemi vërshime e shumë probleme tjera, vendet e tjera marrin, fatkeqësisht ne duhet vetë që t’i mbulojmë këto me partnerët tanë”, ka thënë Aliu.