Kosova shënon fitore historike në botërorin kërlingut
13 tetor 2019
| 16:43
Përfaqësuesja e Kosovës në kërling ka shënuar fitoren e parë në histori të saj në kampionatin botëror të kërlingut për mikse, që po mbahet në Aberdeen të Skocisë. Kombëtarja jonë mposhti Nigerinë 9:3, e cila po ashtu debutoi në këtë botëror.
Garuesit Mirjeta Shatri, Erik Shabaj, Eldena Dakaj dhe Peter Andersen, po e përfaqësojnë Kosovën, bashkë me trajnerët Meriton Zeneli dhe Judy Russell. Dje garuesit tanë humbën takimin me Sllovakinë, me rezultat zyrtar, pasi shkaku i problemeve me vizë arritën me vonesë në Skoci.
Krahas Sllovakisë e Nigerisë, në grup me Kosovën janë edhe Kanada, Bjellorusia, Estonia, Gjermania dhe Hong Kongu.