Kosova shënon ngritje sa i përket fuqisë ushtarake
09 janar 2023
| 09:26
Kosova dhe Shqipëria kanë shënuar ngritje sa i përket fuqisë ushtarake sipas rishikimit vjetor të Indeksit të Fuqisë Globale.
Kosova renditet e 134-ta për nga fuqia ushtarake dhe njerëzore nga 145 vende.
Në matjet e fundit Kosova ka avancuar pesë vende krahasuar me vitin paraprak, kurse Shqipëria renditet e 91-ta.
Bosnja dhe Hercegovina renditet në vendin e 133-të, Mali i Zi në vendin e 128, Maqedonia në vendin e 108 dhe Kroacia në vendin e 69, ndërsa Serbia është renditur në venin e 58.
Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbajnë vendin e parë me Rusinë dhe Kinën që renditen në vendin e 2-të dhe të 3-të respektivisht, ndërsa Gjermania ka shënuar rënie dhe renditet e 25-ta.