Kosova shënon ngritjen me të lartë në renditjen e FIFA-s

19 shtator 2019 | 13:13

Shtëpia e futbollit botëror, FIFA, e ka publikuar sot renditjen e re, ku pikërisht Kosovën e ka vendosur në titullin kryesor si kombëtare që ka arritur renditjen e saj më të mirë që nga anëtarësimi në këtë organizatë në maj të vitit 2016.

“Dardanët” tash janë në pozitën e 119-të të FIFA-s, ndonëse gjatë muajit shtator arritën të fitojnë kundër Çekisë (2-1), derisa pësuan humbje si mysafirë nga Anglia (5-3).

Kosova i ka 1164 pikë, por me cilësinë dhe rezultatet e arritura deri më tash pa dyshim meriton vend shumë më të lartë në këtë renditje. Sidoqoftë përfshirja e saj në renditje vetëm para 3 vitesh dhe ndryshimi në metodën e vlerësimit në këtë renditje që është bërë para pak kohësh kanë bërë që progresi i “Dardanëve” të jetë më i vogël.

“Ndërkohë, Kosova (në pozitën e 119-të, plus një pikë) është shpërblyer për paraqitjet e guximshme në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2020, duke e arritur pozitën më të lartë në histori të vet”, shkruhet në faqen e FIFA-s.

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtëpia e futbollit botëror, FIFA, e ka publikuar sot renditjen…