Kosova shënon ngritjen më të lartë në renditjen e FIFA-s

31 mars 2022 | 13:07

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka shënon ngritjen më të madhe ndonjëherë në renditjen e FIFA-s.

“Dardanët” e nisën vitin 2022 me këmbë të mbarë duke e mposhtur fillimisht në shtëpi Burkina Fason me rezultat të thellë, 5-0, ndërsa barazuan në ndeshjen e dytë me Zvicrën (1-1).

“Dardanët” në fakt gjenden në vendin e 107-të, më i miri ndonjëherë për ta. Kosova ishte renditur më së miri deri tash në vendin e 109-të në muajin shkurt të këtij viti.

Ndërkohë, Kombëtarja shqiptare ka pësuar rënie dhe tash gjendet në vendin e 66-të, me 3.12 pikë më pak se muajin e kaluar. Kuqezinjtë humbën nga Spanja 1-2 në muajin mars dhe barazuan me Gjeorgjinë, 0-0.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku…