Kosova shënon për herë të parë Ditën Ndërkombëtare të Paravolejbollit

25 prill 2025 | 13:45

Në një atmosferë të veçantë dhe përplot emocion, u shënua për herë të parë në Kosovë Dita Ndërkombëtare e Paravolejbollit – një hap domethënës drejt përfshirjes, barazisë dhe zhvillimit të sportit për persona me aftësi të kufizuara.

Ngjarja mblodhi bashkë figura të rëndësishme nga sporti dhe institucionet vendore, ndërsa u zhvillua edhe një ndeshje miqësore mes KPV “Lipjani” dhe KPV “Prishtina”, duke treguar talentin dhe përkushtimin e sportistëve tanë.

Federata e Volejbollit të Kosovës përgëzon Federatën e Paravolejbollit të Kosovës për organizimin e këtij aktiviteti të rëndësishëm, ku sporti i rrjetës bëhet urë mundësish për secilin pjesëtar të shoqërisë sonë.

Në emër të FVK-së, këtë aktivitet e përshëndeti Valon Nikqi, sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Volejbollit të Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe…