Kosova shkeli Maltën, kjo është deklarata e Zhegrovës
11 tetor 2018
| 23:18
Njëri nga lojtarët më të mirë për Kosovën në ndeshjen ndaj Maltës (3-1), ishte pa dyshim Edon Zhegrova.
Anësori pas ndeshjes u shpreh i lumtur për fitoren, kurse personalisht ndihet i pafat për faktin se goditi dy herë shtyllën e skuadrës mysafire.
“Kam qenë i përkushtuar vetëm te Kosova. Me rëndësi që shënuam fitore, djemtë dhanë gjithçka për këtë ndeshje. Sot isha i pafat, por jam i lumtur me paraqitjen e ekipit dhe kjo është me rëndësi për mua. Normalisht atje shkojmë të sulmojmë, do të mundohemi të fitojmë ndeshjen”, ka thënë ai pas fitores 3 me 1 ndaj Maltës”, ka thënë Zhegrova.
/Epoka e re/