Kosova shkëlqen dhe fiton ndaj Azerbajxhanit
22 mars 2018
| 20:53
Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka shkëlqyer në ndeshjen ndaj Azerbajxhanit U21, duke shënuar fitore me rezultat 2-0.
Pjesa e parë e ndeshjes në stadiumin “Olimpik “Adem Jashari” përfundoi 0-0, kurse dy golat Kosova i shënoi në pjesën e dytë.
Florent Hasani (54) realizoi për 1-0, kurse golin e dytë e shënoi Ardian Ismajli shtatë minuta më vonë. Kosova pas kësaj fitore ngrehet në pozitën e tretë me dhjetë pikë.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)