Kosova shpallet Kombëtarja më e mirë e turneut në Turqi

21 shkurt 2023 | 20:23

Organizatori në mbrëmjen përmbyllëse të “Turkish National Womens Cup Alanya 2023”, ka shpallur më të mirët e turneut.

Kosova mori dy çmimet kryesore. Kombëtarja dardane u shpall kampione e turneut, ndërsa kapitenia Erëleta Memeti u shpall lojtarja më e mirë e turneut.

Vendi i dytë u takoi bullgareve. Përveç kupave vendi i parë dhe i dytë u stolisen edhe me medalje.

Kosova në këtë turne realizoi tri fitore, duke mposhtur Estoninë (2:1), Hong Kongun (7:0) dhe Bullgarinë (2:1).

Ekspedita e “dardaneve” kthehet nesër pasdite në Kosovë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjithçka gati për mbajtjen e protestës së parë në mbrojtje…