Kosova shpenzoi mbi 10 milionë euro për zgjedhje
04 janar 2018
| 16:06
Mbi 10 milionë euro i ka kushtuar buxhetit të Kosovës organizimi i dy palë zgjedhjeve brenda një viti. Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë shpenzuar 4 milionë euro.
Këtë e ka bërë me dije për “KosovaPress” zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi.
Ai ka treguar se kostoja e zgjedhjeve lokale ka qenë më e lartë se ajo e zgjedhjeve parlamentare për shkak të balotazhit.
Megjithatë për të ditur saktë koston e zgjedhjeve lokale duhet të pritet deri në përfundim të raportit.