Kosova shpenzoi miliona euro për importimin e domateve, patateve, mollëve dhe qepëve
23 janar 2024
| 13:30
Instituti “GAP” ka publikuar një grafikë të importeve të ndryshme të pemëve dhe perimeve.
Sipas “GAP”-it, Kosova vazhdon të importojë gjatë vitit sasi të konsiderueshme të pemëve dhe perimeve, përkundër që ofrohen subvencione e grante për kultivimin e tyre.
Në grafikë, shihet se Kosova ka importuar 11.9 milionë euro domate, 6.3 milionë euro janë shpenzuar për importimin e patateve.
5.6 milionë euro janë importuar mollë, ndërsa 4.8 milionë euro janë shpenzuar për importimin e qepëve.