Kosova, shteti pa gazeta!
30 mars 2021
| 20:11
Shkruan: Metë Dura
Përderisa në Kosovë raportohet se janë shuar të gjitha gazetat e shkruara, në Zvicër edhe në pikun e mbylljes nga Corona, gjatë muajve mars- prill- maj 2020, gazetat janë botuar dhe shpërndarë rregullisht.
Pyetjes sime në një ndërmarrje shpërndarëse të gazetave të shkruara, se a mund të ndalen ato shkaku i Coronës, zyrtari i saj u përgjigj: “ gazetat nuk ndalen as në luftë”!
Sipas statistikave në Zvicër janë mbi gjysëm milioni lexues, të cilët janë abonues të rregullt të gazetave ditore: Tagesanzeiger, Neue Zürcher Zeitung, Blick, Berner Zeitung, La Liberte, etj, ndërsa mbi 4 milion të tjerë janë lexues jo të rregullt të gazetave ditore dhe atyre periodike!