Kosova shton lobimin për anëtarësim në Interpol
15 nëntor 2018
| 08:55
Liderët shtetërorë kanë shtuar përpjekjet për të lobuar në vende të ndryshme për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.
Kryeparlamentari Kadri Veseli ka qëndruar të mërkurën për vizitë në Finlandë, ku ka marrë mbështetjen e zyrtarëve finlandezë për anëtarësimin e Kosovës në organizatën ndërkombëtare të sigurisë, Interpol, shkruan “Epoka e re”.
Edhe kryeministri Ramush Haradinaj në fund të javës do të shkojë në Austri për të lobuar që vendi ynë të bëhet pjesë e Interpolit.
Po ashtu edhe presidenti Hashim Thaçi ka bërë me dije se ka marrë konfirmimin e Turqisë e cila do të angazhohet te 17 vende për përkrahje të anëtarësimit të Kosovës në Interpol.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)