Kosova, shumë raste të mira ndaj Burkina Fasos
27 mars 2018
| 18:52
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e ka dominuar pjesën e parë ndaj Burkina Fasos, por nuk ka arritur të gjejë rrugën e golit të epërsisë, dhe kjo pjesë ka përfunduar me rezultat 0-0.
Të përzgjedhurit e trajnerit Bernard Challandes ka luajtur më mirë dhe e kanë sulmuar kundërshtarin, duke arritur edhe të krijojnë disa raste shënimi që assesi nuk u konkretizuan në gol. Skuadra kundërshtare e Kosovës pati vetëm një goditje drejtë portës së Samir Ujkanit.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)