Kosova siguron dy medaljet e para në Lojërat Mesdhetare
27 qershor 2018
| 13:23
Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova i kanë siguruar medaljet e para Kosovës nga Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”.
Xhudistet e Kosovës me sukses kaluan edhe sfidat gjysmëfinale në kategoritë -52 kg dhe -57 kg.
Distria në gjysmëfinale mundi turken, Irene Korkmaz, pasi kjo e fundit u pezullua për shkak të tri vërejtjeve.
Nora triumfoi maestralisht me Ippon, ndaj tunizianes, Gkohran Khelifi.
Tash Distria dhe Nora do të luftojnë për medaljen e artë.