Kosova siguron një medalje në Kampionatin Botëror të Esports
17 nëntor 2021
| 18:20
Kosova ka siguruar medaljen e parë në Kampionatin Botëror të Esports që është duke u organizuar në Izrael.
Në raundin e dytë, Kosova e mposhti me rezultat 2-1 Hungarinë, duke arritur të kalojë në gjysmëfinale, kështu duke e siguruar së paku një vend në Top 3.
Në gjysmëfinale të enjten do të luajë ndaj Republikës Çeke.