Kosova s’ka nevojë për zgjedhje të reja
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka thënë se në këtë fazë në të cilën gjendet Kosova më së paku ka nevojë për zgjedhje të reja.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se Kosova ka hyrë në procese ndërkombëtare dhe, sipas Berishës, as opozita nuk ka interes që në këtë kohë të organizohen zgjedhje të reja.
Ai ka thënë se kjo qeveri e ka një qasje më aktive ndaj kërkesave të komunitetit egjiptian dhe ka pohuar se nuk kanë ndonjë arsye për të përkrahur ndonjë mocion të opozitës për rrëzimin e kësaj qeverie.
“Vetëm shpresoj të rritet puna e qeverisë në raport me kërkesat tona”, ka thënë Berisha.
Duke folur për procesin e dialogut me Serbinë, ai ka theksuar se ky proces duhet ta ketë mbështetjen e Kuvendit të Kosovës.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)