
Kosova s’ka resurse të cilat mund t’i hynin në dobi ShBA-së ose Evropës
11 mars 2025
| 08:09
Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), tha se Kosova nuk posedon resurse që mund t’i hynin në dobi Shteteve të Bashkuara të Amerikës ose Evropës.
“Fatkeqësisht, Kosova nuk është që ka resurse natyrore të cilat në njërfarë mënyre do të mund t’i hynin në dobi qoftë SHBA-së, qoftë Evropës. Ajo çka Kosova do të mund të ofronte, do të mund të ishte që për herë të parë të fillojmë të mendojmë si ta bëjmë shtetin tonë funksional, resurset tona që i kemi si t’i drejtojmë drejt një ekonomie e cila pastaj garanton zhvillim, në mënyrë që së paku Kosova të pavarësohet nga kërkesa e vazhdueshme për ndihma qoftë nga SHBA, qoftë nga BE”, tha Miftaraj. /BetimipërDrejtësi