![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/01/received_427761589136388.jpeg)
Kosova, sonte përballet me Belgjikën
Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll është ende në garë për të kaluar në fazën e dytë të kualifikimeve për Botërorin 2023.
Të enjten është luajtur ndeshja mes Greqisë dhe Belgjikës, ndërsa fitore kanë shënuar grekët me rezultat 42:24. Ky rezultat e lë në garë Kosovën për pozitën e dytë, që siguron avancimin tutje.
Të mërkurën Kosova fitoi me rezultat 26:24 ndaj Turqisë. Pas pesë xhirove, në grupin e parë udhëheq Greqia me 10 pikë, Turqia është e dyta me 4 pikë, ndërsa Kosova e Belgjika i kanë nga 3 pikë. Të shtunën (20:15), Kosova luan në udhëtim ndaj Belgjikës. Ndërsa ndeshja Turqi-Greqi është të dielën. Kosovës i duhet fitorja për të mbetur në garë. Dhe për kualifikim, pos fitores i duhet që Greqia ta mposhtë Turqinë.
“Dardanët” kanë vazhduar përgatitjet për këtë ndeshje dhe të premten kanë udhëtuar drejt Belgjikës.