Kosova sonte përballet me Malin e Zi
04 nëntor 2020
| 11:53
Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll ka përfunduar stërvitjet në Prishtinë për ndeshjen ndaj Malit të Zi, që zhvillohet të mërkurën në Podgoricë (20:30).
Ndeshja me Malin e Zi vlerësohet e vështirë, por të gjithë premtojnë më të mirën. Kosova të martën udhëtoi për në Podgoricë, ku pas mbërritjes zhvilloi edhe një stërvitje tjetër. Shpirti luftarak është parë edhe në stërvitjet e së hënës, ndërsa grupi është i bashkuar dhe kjo ka qenë në ndeshjet e fundit forca kryesore e Kosovës.
“Nëse luajmë të bashkuar ashtu si në Itali, nëse të gjithë japim më të mirën, atëherë besoj se kemi gjasa të mira për paraqitje dinjitoze, një që i bën nder vendit”, ka thënë kapiteni Valon Dedaj.
(V.Z / Epoka e re)