Kosova sonte përballet me Malin e Zi

28 prill 2021 | 11:31

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll është në garë për vendin e dytë për vendin e tretë. Vendi i dytë garanton kualifikimin.

Prej vendit të tretë kualifikohen katër prej tetë kombëtareve më të mira nëpër grupe. Shumë do të varet nga ndeshja e sotme me Malin e Zi.

“Që prej ditës së parë të grumbullimit, përgatitjet kanë shkuar shumë mirë. Nuk kemi pasur ndonjë problem. Synimet janë të qarta – të tregojmë lojë të mirë dhe të nivelit të lartë. Kualifikimi i mundshëm në Evropian na motivon edhe më shumë, edhe pse do të jetë një ndeshje e vështirë. Ne do ta tregojmë lojën tonë dhe do ta japim maksimumin”, ka thënë Bujar Ramosaj, lojtari kryesor i Kosovës në mbrojtje.

Të mërkurën takohen:
17:00 Rumania – Suedia
19:30 Kosova – Mali i Zi

Tabela

  1. Suedia       3  6 pikë
  2. Rumania   4  3
  3. Kosova      4  3
  4. Mali i Zi    3  2

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Publiku në Kosovë dëshiron që ta shohë jetësimin e procesit…