Kosova sot mëson kundërshtarin e ‘play-off’-it të Ligës së Kombeve
Kombëtarja e Kosovës sot do të mësojë kundërshtarin në “play-off”-in e Ligës së Kombeve.
Dy ndeshje vajtje-ardhje do të jenë para dardanëve në marsin e vitit të ardhsh për të përcaktuar nëse do të arrijmë të kualifikohemi në Ligën B.
Por, si do të shkojë procedura e shortit sot në Nyon që tërhiqet në mesditë:
Hedhja e shortit të dytë përcakton çiftet e play-off-it për Ligën B/C. Katër ekipet e vendit të tretë nga Liga B janë të renditura dhe përbëjnë Vazon 1, ndërsa katër nënkampionët nga Liga C përbëjnë Vazon 2.
Së pari, tërhiqen ekipet nga Vazo 2, dhe më pas ekipet e renditura nga Vazo 1, për të kompletuar çiftet e play-off-it. Ekipet e Vazos 1 do të luajnë ndeshjen e dytë si vendase.
Ekipet e renditura (Vazo 1):
- Sllovenia
- Gjeorgjia
- Islanda
- Republika e Irlandës
Ekipet jo të renditura (Vazo 2):
- Sllovakia
- Kosova
- Bullgaria
- Armenia