Kosova sot përballet me Kuvajtin

05 shtator 2023 | 11:36

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll të hënën ka udhëtuar për në Slloveni. Kosova është vendosur në qytetin Lashko, ndërsa në mbrëmje ka zhvilluar një stërvitje.

Në këtë qytet, “Dardët” do t’i zhvillojë dy ndeshje kontrolluese me Kombëtaren e Kuvajtit. Ndeshja e parë është të martën prej orës 17:30, ndërsa e dyta të mërkurën prej orës 16:30.

Këto ndeshje zhvillohen në kuadër të përgatitjeve për ciklet e ardhshme kualifikuese. Disa prej reprezentuesve të rregullt mungojnë për shkak të angazhimit në skuadrat e tyre. Ndërkohë dy ndeshjet përgatitore do të shërbejnë edhe për testimin e disa lojtarëve të rinj.

Lista e lojtarëve

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka…