Kosova sot synon fitore ndaj Letonisë

25 shkurt 2025 | 11:14

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e vajzave e ka zhvilluar të hënën stërvitjen e fundit në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali për ndeshjen e radhës ndaj Letonisë në kuadër të Grupit 6 në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Kjo ndeshje zhvillohet sot (e martë) nga ora 14:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Pas fitores bindëse ndaj Maqedonisë së Veriut (4:0), “dardanet” janë të motivuara për të vazhduar me rezultate pozitive dhe për një paraqitje tjetër të të njëjtit nivel. Gjatë seancës stërvitore ekipi ka punuar për përmirësimin e disa aspekteve taktike, me fokus eliminimin e gabimeve të evidentuara në ndeshjen e kaluar. Përzgjedhësi Sami Sermaxhaj shprehu optimizëm për paraqitjen e ekipit, duke theksuar se skuadra ka bërë përgatitjet e duhura për këtë sfidë, por tha se rezultati është i paparashikueshëm, andaj edhe do të hyjnë në lojë me seriozitetin më të madh. Futbollistet e Kosovës, po ashtu, shprehën besimin e tyre për këtë përballje, duke nënvizuar se e kanë analizuar mirë kundërshtarin dhe se me mbështetjen e tifozëve “dardanë”, besojnë ta realizojnë fitoren e radhës.

Kosova renditet e para në Grupin 6, me 3 pikë dhe synon ta vazhdojë ecurinë pozitive në këtë kompeticion, me qëllim të realizimit të objektivit për rikthim në Ligën B.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dëshmia e Ismet Tarës vazhdon të krijojë tensione në Hagë.…