
Kosova sot udhëton drejt Anglisë
09 shtator 2019
| 10:12
Përfaqësuesja e Kosovës të dielën ka zhvilluar stërvitjen për ndeshjen ndaj Anglisë.
12 futbollistë ishin të pranishëm në stërvitje, përfshirë edhe Valon Berishën, Elbasan Rashanin e Florent Muslien, të cilët u paraqitën në ndeshjen ndaj Çekisë.
Ndërsa lojtarët e tjerë janë lënë në pushim. Ekspedita e “dardanëve” do të udhëtojë sot (e hënë) drejt Anglisë, ku të martën do ta zhvillojë ndeshjen kualifikuese të radhës.
/Epoka e re/