
Kosova synon anëtarësimin në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur
18 maj 2023
| 11:52
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione ka miratuar më shumicë votash Projektligjin për aderim në marrëveshjen për statusin e Komisionit Ndërkombëtar për të Zhdukur.
Me këtë hap, tani ky projektligj i dërgohet Kuvendit për miratim.
Në komision është thënë se ky projektligj që kërkon mbi 80 vota për të kaluar, do ta marrë edhe mbështetjen e shumicës të ligjvënësve.
Fatmire Mulhaxha-Kollçaku nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se ky projektligj është shumë domethënës.
Edhe Albana Bytyqi nga AAK-ja ka thënë se ky projektligj e ka përkrahjen e subjektit pjesë e së cilës është ajo.