Kosova synon blerjen e objekteve për ambasadë në Uashington dhe Londër

09 mars 2022 | 11:24

Qeveria e Kosovës ka filluar procedurat për blerjen e objekteve të ambasadave të Republikës së Kosovës në Uashington të ShBA-së dhe në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër.

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë ka treguar se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, ka propozuar këtë vendim në këto dy kryeqendra botërore.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla, ka thënë se me miratimin i këtij propozimi do të hapen rrugët për fillimin e procedurave së blerjes së këtyre objekteve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është arrestuar me dyshimin se ka mashtruar për…