Kosova synon INTERPOL-in

27 shtator 2018 | 21:04

Zyrtarët e shtetit thonë se të gjitha institucionet e Kosovës kanë punuar tash e një vit që të sigurojnë votat e mjaftueshme që Kosova të jetë pjesë e organizatës më të madhe botërore të policisë – Interpolit.

Asambleja e përgjithshme mbahet në nëntor të këtij viti në Dubai e që Kosova është pjesë e agjendës për pranim, derisa Serbia përmes vendeve të tyre mike vazhdimisht po lobon për pengimin e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Çështje të kryer po e shohin zyrtarët e institucioneve të Kosovës anëtarësimin e vendit tonë në Interpol.

Pranimi i Kosovës në mekanizmin më të madh të policisë në botë mund të ndodhë në fund të nëntorit, kur asambleja e përgjithshme e Interpolit mblidhet në Dubai, e që Kosova tashmë është pjesë e agjendës për pranim.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, thotë për “RTK”-në se grupi ndërinstitucional dhe partnerët ndërkombëtarë tash e sa kohë kanë lobuar në vende të ndryshme që të arrihen votat e mjaftueshme për pranimin e Kosovës në Interpol.

E Serbia, jo vetëm që ka lobuar kundër pranimit të Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare, por edhe përmes shteteve mike të tyre, tash e sa vjet ka lobuar që ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Por, Zeka thotë se përpjekjet e Serbisë për ta ndaluar Kosovën drejt kësaj organizate janë të kota.

Sipas tij, Kosova matematikisht tashëm ka siguruar votat e mjaftueshme në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit.

E drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, në një intervistë për “RTK”-në ditë më parë, ka thënë se është punuar vazhdimisht nga të gjitha institucionet relevante që Policia e Kosovës të jetë pjesë e Interpolit.

Ramush Haradinaj vitin e kaluar kishte marrë vendim që të shtyhej votimi për anëtarësimin e Kosovës në Interpol për në takimin e ardhshëm të kësaj organizate, për shkak të mungesës së votave.

Ai disa herë ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Interpol është kontribut direkt në luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe terrorizmit, e që sipas tij, Kosova është e gatshme t`i marrë përgjegjësitë e plota si anëtare e Interpolit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, i ka quajtur plotësisht…