Kosova do të sigurojë 88 milionë euro për ndërtimin e rrugës Kijevë-Zahaq
11 maj 2018
| 11:26
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së premtes ka miratuar vendimin për t’i rekomanduar presidentit të Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit ministrit të Financave për nënshkrimin e marrëveshjes ndërkombëtare për financimin e ndërtimit të rrugës Kijevë-Zahaq.
Marrëveshja financiare për këtë projekt ka vlerën 80 milionë euro.
Kjo marrëveshje kompleton financimin nga institucionet ndërkombëtare financiare për autostradën Kijevë-Zahaq, e cila financohet me 71 milionë euro kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe 17 milionë euro fonde nga burimet tjera.
/Epoka e re/