Kosova të vendosë një linjë buxhetore për ta ndihmuar Luginën
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), njëherësh kryetar i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka shprehur optimizëm se Kuvendi i Kosovës në ditët e ardhshme do të marrë një vendim për t’indihmuar shqiptarët e kësaj pjese.
Ai ka thënë se ky vendim duhet jetë i realizueshëm dhe të ketë efekt të drejtpërdrejtë në tri komunat.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Kamberi ka deklaruar se shteti i Kosovës duhet të vendosë një linjë buxhetore për ta ndihmuar Luginën e Preshevës.
Ai ka theksuar se drejtuesit politikë të Luginës nuk dëshirojnë as të besojnë se kjo temë po bëhet për një luftë të brendshme politike në Kosovë.
Sipas Kamberit, çështja e Luginës duhet të trajtohet në dialogun me Serbinë në mënyrë që të gjendet zgjidhje për të drejtat e shqiptarëve.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)