Kosova tërhiqet nga votimi për anëtarësim në Interpol
15 tetor 2019
| 16:28
Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka kërkuar shtyrjen e votimit të Kosovës për anëtarësim në Interpol për vitin e ardhshëm.
Këtë vendim ai e ka marrë për shkak të rrethanave të krijuara si dhe bazuar në rekomandimin e MPJ-së.
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, duke marrë parasysh rrethanat e krijuara, bazuar në kompetencat e tij si kryeministër në detyrë dhe nga rekomandimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, sot ka kërkuar shtyrjen e votimit të Kosovës për anëtarësim në Interpol për vitin e ardhshëm”, është thënë në njoftimin e kryeministrisë.
/Epoka e re/