Kosova themelon Komitetin për menaxhimin e pandemisë

30 gusht 2021 | 19:50

Qeveria e Kosovës ka themeluar Komitetin për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë. Komiteti ka në përbërje mbi 25 institucione të Kosovës, të cilat përfaqësohen me nga një anëtar.

Ky vendim i Qeverisë, i datës 30 gusht, vjen një ditë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, i cili diskutoi masat që duhet ndërmarrë për shkak të numrit të lartë të rasteve dhe vdekjeve nga Covid-19.

Kryesues i këtij Komiteti është ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Anëtarë të tjerë janë:

2.       Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), Zëvendës kryesues;

3.       Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, anëtar;

4.       Mehdi Sejdiu, Këshilltar i Zëvendëskryeministrit të parë të Republikës së Kosovës, anëtar;

5.       Prof. Dr. Naser Ramadani, anëtar;

6.       Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), anëtar;

7.       Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), anëtar;

8.       Ministria e Drejtësisë (MD), anëtar;

9.       Ministria e Mbrojtjes (MM), anëtar;

10.    Ministria e Shëndetësisë (MSH), anëtar;

11.   Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), anëtar;

12.   Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), anëtar;

13.   Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), anëtar;

14.   Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), anëtar;

15.   Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), anëtar;

16.   Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), anëtar;

17.   Ministria e Ekonomisë (ME), anëtar;

18.   Ministria për Komunitete dhe Kthim (MKK), anëtar;

19.   Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR), anëtar;

20.   Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, anëtar;

21.   Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, anëtar;

22.   Policia e Kosovës, anëtar;

23.   Këshilli për Siguri, anëtar;

24.   Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, anëtar;

25.   Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), anëtar;

26.   Inspektorati i Tregut / (MINT), anëtar;

27.   Ftohet ta dërgoj një përfaqësues, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, anëtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka ashpërsuar masat anti-Covid. Për shkak…