![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/06/IMG_20220609_224856.jpg)
Kosova triumfon ndaj Irlandës së Veriut
09 qershor 2022
| 22:49
Kosova ka arritur fitore shumë të rëndësishme përballë Irlandës së Veriut (3-2) në kuadër të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Sa i përket golave, Kosova realizoi dy herë me Vedat Muriqin në minutat 9′ 52′, ndërsa Zymer Bytyqi realizoi në minutën e 19′.
Ndërkohë, golat për Irlandën e Veriut u realizuan nga Shayne Lavery 45′ dhe Daniel Ballard 83′.
Të dielën, më 12 qershor, Kosova do të luajë si mysafire e Greqisë.
Me fitoren e sontme, Kosova ka arritur t’i mbledhë gjashtë pikë duke u pozicionuar në vendin e dytë në grupin 2 të Ligës C.