Kosova triumfon ndaj Maqedonisë së Veriut

31 tetor 2023 | 19:02

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka shënuar fitore ndaj Maqedonisë së Veriut në ndeshjen e vlefshmë për Ligën e Kombeve.

“Dardanet” triumfuan 3:1 kundër Maqedonisë së Veriut, në kuadër të Grupit 5 në Ligën C, shkruan lajmi.net.

Halilaj nga penalltia në minutën e 7-të zhbllokoi rezultatin në të mirë të Kosovës, ndërsa shtatë minuta më vonë Memeti dyfishoi avantazhin e Kosovës.

Biqkaj shënoi golin e tretë në minutën e 34-të, gol i cili ua bëri me dije mysafireve se pikët do të mbesin në Prishtinë.

Krejt çfarë bën futbollistet e Maqedonisë së Veriut ishte goli i Cokleskas në minutën e 90-të.

Kosova është e para në grup me 7 pikë, tri më shumë se Bullgaria në vendin e dytë. Maqedonia e Veriut është e fudnit pa pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Argita Malltezi në intervistën ekskluzive në emisionin “Top Story” tha…