Kosova triumfon ndaj Qipros
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e ka mposhtur Qipron në ndeshjen që është zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, me rezultat 3-0. Kjo është fitorja e tretë radhazi për “dardanët”.
Kapiteni Amir Rrahmani shënoi në minutën e 30-të, duke thyer mbrojtjen kundërshtare me një super kalim në stilin e sulmuesit.
Pjesa e parë përfundoi me këtë gol, përkundërt se kishim raste të dyfishonin epërsinë. Mirëpo, këtë gjë e bëri Ermal Krasniqi, kur realizoi një gol të bukur në minutë e 52-të për 2-0. “Dardanët” nuk ndaleshin së kërkuari golin e tretë dhe ai erdhi në minutën e 71-të.
Emir Sahiti që ishte inkuadruar vetëm katër minuta më parë, realizoi për 3-0, për ta vulosur fitoren e Kosovës. Kosova gjendet në vendin e dytë me nëntë pikë, tri më pak se Rumania që na pret në muajin nëntor, ndërsa Qipro ka tri dhe Lituania pa pikë.