Kosova triumfon në Sofje

10 qershor 2019 | 22:59

Kosova ka arritur të shënojë fitore me rezultat 3-2 ndaj Bullgarisë në një ndeshje që dhuroi spektakël.

Është kjo fitorja e parë e Kosovës në kualifikimet për EURO 2020, pas dy barazimeve me Bullgarinë në shtëpi dhe Malin e Zi në Podgoricë.

Milot Rashica shënoi i pari, para se vendasit të barazonin.

Pjesa e parë u mbyll 1:1.

Bullgarët kaluan në epërsi, por Vedat Muriqi me kokë barazoi për 2:2.

Sulmet e parreshtura të tanëve rezultuan me golin e minutave shtesë të Elbasan Rashanit, që çmendi rreth 1 mijë tifozë shqiptarë që kishin udhëtuar nga vise të ndryshme të Evropës.

Me pesë pikë, Kosova ndodhet e treta në grup, pas Anglisë e Çekisë që kanë nga gjashtë pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
64’ – GOL. Barazon Kosova. Realizon gol me kokë Vedat…