Kosova U-19 e ‘shkatërroi’ Kazakistanin U-19
Përfaqësuesja e Kosovës U-19 ka shënuar edhe fitoren e dytë në kuadër të përgatitjeve për rrethin elitë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, i cili do të zhvillohet prej 21 deri më 27 mars në Portugali.
Kosova ka shënuar një fitore bindëse 4-0 kundër Kombëtares U-17 të Kazakistanit, kurse golat i shënuan Edison Kqiku, Lot Celina, Liridon Balaj dhe Egzon Gashi.
“Ishe një ndeshje e mirë e shumë cilësore. Pati shumë aksione e bashkëveprime të bukura dhe mjaft raste për shënim. Shënuam katër herë. E mira ishte se patëm rastin të provojmë të gjithë futbollistët e kjo na mundësoi të shohim cilësitë individuale të secilit veç e veç por edhe si kolektivitet”, ka thënë Krasniqi. Kosova ndeshjen e radhës sërish do ta zhvillojë ndaj Azerbajxhanit të dielën më 28 janar.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)