KOSOVA U ËSHTË MIRËNJOHËSE TË GJITHË SHQIPTARËVE NGA MAQEDONIA

18 dhjetor 2022 | 22:38

Ismet Sylejmani

Të dashura dhe shumë të nderuara familje të dëshmorëve të kombit!

I dashur dhe shumë i nderuar udhëheqësi i popullit shqiptar në Maqedoni z. Ali Ahmeti!

Të nderuar delegatë dhe mysafir të Kongresit të Bashkimit Demokratik për Integrim!

Zonja dhe zotrinjë!

Është eveniment shumë i madh dhe madje historik për Klubin Politik”Afrim Zhitia” dhe për mua personalisht, që në Kongresin e Bashkimit Demokratik për Integrim, t’ju sjellim përshendetjet tona më të zjarrta,Juve të nderuar delegatë dhe nëpërmjet jush tërë popullit shqiptar në Maqedoni!

Populli shqiptarë në Maqedoni gjatë gjithë ekzistencës së tij,me gjithë padrejtësitë e mëdha që i janë bërë,ka dëshmuar si edhe i tërë populli shqiptarë në të gjitha anët e Atdheut,se është i përgaditur për beteja e luftëra të mëdha heroike çlirimtare,por edhe për proqese paqësore e demokratike, i denjë për t’u integruar e për të qenë partner me dinjitet i bashkësisë ndërkombëtare!

Sukseset e pandërprera dhe të gjithanshme të popujve,qofshin ata edhe me kulturë të lashtë e qytetërim njerëzorë, varen edhe nga udhëheqësit politik e kombëtar që u prijnë,nga potencialet e tyre intelektuale dhe kondicionet e tyre shpirtërore e kombëtare!

Dhe është fakt i madh që bijë të tillë e udhëheqës të mëdhenj,populli ynë ka pasur gjithmonë në gjiun e tij,të cilët me madhështi i kanë dalur zot dhe e kanë drejtuar me shumë pasion kombëtar e njerëzorë,në rrugën e gjatë dhe të vështirë të ecjës drejt lirisë,barazisë dhe pavarësisë!

Populli shqiptar i Kosovës do të ju jetë mirënjohës të gjithë bijëve e bijave shqiptare nga Maqedonia,për tërë kontributin e madh që kanë dhënë në luftën e gjatë por të mundimshme,pa e kursyer as gjakun për çlirimin e Kosovës së panënshtruar nga pushtuesit serb dhe largimin e tyre me turp jashtë kufinjëve të saj!

Motra dhe vëllezër!

Aktualisht në ballë të udhëheqjës së popullit shqiptar në Maqedoni, i rrethuar nga një numër i madh bashkpunëtorësh me të kaluar të ndritur dhe në shërbim të çështjes kombëtare, është shoku e bashkluftëtari ynë i madh,autori dhe aktori i shumë evenimenteve të lavdishme të Kosovës dhe Viseve të saja,njëri prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, themeluesi e Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare,njëri prej bijëve më besnik të çështjes shqiptare, Kryetari i Partisë Tuaj të nderuar delegatë të Kongresit të Bashkimit Demokratik për Integrim i nderuari z. Ali Ahmeti!

Jemi shumë të bindur se populli shqiptar në Maqedoni,duke qenë i udhëhequr nga bijë të tillë,të cilët po dëshmojnë se janë me meritë në ballë të proqeseve politike dhe kombëtare,do të dijnë të qëndrojnë vertikalisht para palcës vertebrale të kombit!

Të nderuar delegatë!

Klubi Politik”Afrim Zhitia”,Kongresit Tuaj, i uron punë të mbarë,kurse udhëheqjës së Bashkimit Demokratik për Integrim në krye me z.Ali Ahmeti, i uron jetë të gjatë dhe suksese të mëdha e të vazhdueshme në shërbim të popullit shqiptar jo vetëm në Maqedoni!

Lavdi dëshmorëve të kombit!

Suksese dhe jetë të gjatë udhëheqësit tuaj z.Ali Ahmeti!

Rroftë populli shqiptarë!

Faleminderit!

Ismet Sylejmani
Kryetar i Klubit Politik ”Afrim Zhitia”

18.12. 2009 Shkup

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi fitoi më në fund trofeun e Kupës së…