Kosova u jep leje për vizitë Sharçeviqit e Gjuriqit
26 janar 2018
| 10:38
Ministria e Punëve te Jashtme (MPJ) u ka dhënë leje për vizite ne Kosovës, Ministrit për Arsim të Serbisë, Mladen Sharçeviq dhe drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Serbi, Marko Gjuriq.
Zyrtarët serbë kanë kërkuar leje nga kjo ministri Behgjet Pacolli e cila u është aprovuar, ka bërë të ditur Jetlir Zyberaj, këshilltar i Pacollit.
Sharçeviqi dhe Gjuriqi kane planifikuar të vizitojnë gjimnazin dhe institucionet parashkollore në Hoçë të Madhe dhe Rahovec, gjatë ditës së sotme.