Kosova U15 e nis me fitore bindëse ndaj Rumanisë
20 shtator 2019
| 15:58
Kosova U15 në konkurrencën e meshkujve e ka nisur me fitore bindëse turneun në Maqedoninë Veriore. “Dardanët” e rinj triumfuan ndaj Rumanisë me rezultat 75:49. Kosova dominoi nga fillimi deri në fund, duke shënuar fitore të merituar, derisa ndeshjen e ardhshme e zhvillon sonte ndaj Turqisë nga ora 21:00.
Eliot Peci shënoi 18 pikë, derisa Rron Dahsyla realizoi 15. Ndërkohë, Kosova U15 te femrat ka pësuar nga Rumania 32:71. Takimin e radhës e zhvillon sonte ndaj Turqisë nga ora 21:00. Turneu zhvillohet në kuadër të programit “Youth Development Fund” të FIBA Evropës. Në këtë turne pesë shtete janë pjesëmarrëse: Kosova, Turqia, Maqedonia, Bullgaria dhe Rumania.